Kjo goditje e anuloi luftën për titull bote - Bota Sot
Kjo goditje e anuloi luftën për titull bote

Boksi

Kjo goditje e anuloi luftën për titull bote

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 16:56
Kjo goditje e anuloi luftën për titull bote

Meçi për titullin e botës në kategorinë e lehtë në versionin WBC ndërmjet mbajtësit të titullit Charlie Edwards dhe sfiduesit Julio Cesar Martinez, përfundoi me anulim – no contest, për shkak të një goditjeje kundërthënëse, që i dha fund duelit.

Edaërds pësoi disa godtije të njëpasnjëshme, u rrëzua dhe gjyqtari filloi numërimin, madje edhe e përfundoi meçin si nokaut për Martinezin, shkruan Insporti.

Por gjyqtarët jashtë ringut, vendosën pas shikimit të xhirimit të përsëritur, që për shkak të një goditjeje në brinjë, derisa Edwards ishte i rrëzuar, ta anulojnë meçin dhe kështu Edwards e mban brezin që i takon kampionit në WBC.

Vendimi shkaktoi shumë kundërthënie dhe rreth tij vazhdojnë polemikat në rrjete sociale, kurse Insporti ju sjell pamjet nga meçi dhe ndërprerja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...