Fury përmend dy rivalët e tij kryesorë, lë anash Joshuan

Boksi

Fury përmend dy rivalët e tij kryesorë, lë anash Joshuan

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 23:47
Tyson Fury

Tyson Fury ka përmendur dy rivalët e tij kryesorë që mund t’i rrezikojnë atij epitetin e më të mirit në peshat e rënda.

Ylli britanik i boksit, Fury, ka shfaqur zero respekt për Anthony Joshua, duke e lënë anash emrin e tij, kur po përmendte rivalët e tij kryesorë në kategorinë e rëndë.

‘Gypsy King’ beson se Deontay Wilder dhe Oleksandr Usyk janë dy rivalët e tij kryesorë, duke thënë se Joshua ‘ha goditje të djathta’ për qejf.

“Me siguri Wilder, unë tashmë jam përballur me të dhe e kam mposhtur një herë” ka thënë Fury, i pyetur për rivalin kryesorë.

“Nuk shoh ndonjë tjetër sfidues. Ndoshta Oleksandr Usyk. Ai është kampion botëror i pamposhtur. Ai mund të jetë i dyti” ka thënë tutje ‘Gypsy King’.

Kështu, Tyson Fury ka lënë anash edhe Anthony Joshua, por edhe Andy Ruiz, ky i fundit i cili mban katër rripa të kampionit.

Kujtojmë se britaniku po përgatitet për revanshin e tij me Wilder, por fillimisht do të ketë duelin me suedezin Otto Wallin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat