Khabib mbron titullin e kampionit, triumfon ndaj Poirier

Boksi

Khabib mbron titullin e kampionit, triumfon ndaj Poirier

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:44
Khabib Nurmagomedov

Khabib Nurmagomedov është rikthyer pas më pak se një viti në kafaz për të vendosur kampionin absolut të peshës së lehtë të UFC ndaj Dustin Poirier.

Luftëtari i pamposhtur nga Dagestani i Rusisë ka fituar me “submission” në raundin e tretë të sfidës.

Rusi ka dominuar në dy raundet e parë pasi e kishte shumë të thjeshtë të ulte në tokë amerikanin falë mundjes së tij.

Megjithatë, duhej pritur raundi i tretë që Poirier më në fund të dorëzohej. UFC 242 në Abu Dabi ka përfunduar ashtu siç pritej, me Khabib kampionin e padiskutueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat