Trajneri kishte probleme me Furyn, boksieri stërvitej më shumë sesa duhet

Boksi

Trajneri kishte probleme me Furyn, boksieri stërvitej më shumë sesa duhet

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 00:13
Tyson Fury

Trajneri i Tyson Fury ka pranuar se ka hasur në telashe me boksierin e tij, gjatë përgatitjeve për duelin e radhës.

Fury do të kthehet në ringun e boksit për duelin e tij me suedezin Otto Wallin, dhe është i vendosur që edhe këtë meç ta mbyll me fitore.

‘Gypsy King’ synon fitoren në ringun amerikan, pasi synon revanshin me Deontay Wilder qysh në muajin shkurt.

“Nuk më pëlqejnë stërvitjet e stër-zgjatura. Kam kujdes nga to” ka thënë fillimisht Davison.

“E shoh me statistika, rezultate dhe duke kontrolluar rrahjet e zemrës. Por, vetëm të stërvitesh me të çdo ditë për kaq gjatë, unë mund ta shoh se si ndihet ai, asetet që ka dhe nëse duhet t’i jap ndonjë ditë pushim” ka shtuar tutje trajneri i britanikut.

“Kur ishte duke humbur peshë, unë i thosha të pushonte, kurse ai inatosej. Por ai iu beson gjykimeve të mia” ishin fjalët e Davison.

Fury ka bërë një nga rikthimet më spektakolare në historinë e sportit, kur humbi 30 kile pas 3 viteve jashtë ringut, për të kontestuar titullin e WBC, meç të cilin e mbylli me barazim, por për shumë kë me gjykim të gabuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat