Ramadan Selimi i kundërpërgjigjet ashpër Aziz Salihut: Ka kaluar koha e paketave

Boksi

Ramadan Selimi i kundërpërgjigjet ashpër Aziz Salihut: Ka kaluar koha e paketave

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shtator 2019 Në ora: 18:33
Ramadan Selimi i kundërpërgjigjur ashpër Aziz Salihut: Ka kaluar koha e paketave

Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, iu është kundërpërgjigjur ashpër legjendës së boksit, Aziz Salihut, aktualisht kryetar i KBO Prishtina. Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, ka deklaruar se ka kërkuar që të bëhet drejtor në federatë, por sipas tij, në mbledhjen e bordit kanë nisur me qesh me të. 

“Së pari nuk ka pasur të drejtë të thotë një gjë të tillë, sepse me statutin e FBOXK-së nuk ka një post të tillë, drejtor federate! E dyta, Aziz Salihu nuk është hera e parë që e kërkon këtë post, për me kërkuar para nga bashkatdhetarët tanë nëpër botë, disa herë e ka bërë një gjë të tillë dhe bashkatdhetarët janë ndarë të zhgënjyer me të.

Prandaj, ka kaluar koha e paketave (asnjë pare në emër të federatës nuk duhet të vije jashtë xhirollogarisë) që dikur janë vendosur para bashkatdhetarëve për të kërkuar para, sot kemi shtet, kemi ligj. Në Federatën e Boksit të Kosovës çdo gjë është transparente dhe asnjë burim i mjeteve financiare nuk mund të tubohet në emër të federatës së boksit, përpos atyre që derdhin në xhirollogari të federatës”, i kundërpërgjigjet Selimi Salihut.

Ai flet edhe për mbledhjen e fundit të Bordit: “Sa i përket mbledhjes së fundit të bordit, është diskutuar për situatën momentale të federatës, gjegjësisht për krizën financiare që po përjeton kjo federatë, që është shkaktuar nga rregullorja për kategorizimin e sporteve. Siç e dini edhe ju, federata e boksit në këtë vit është kategorizuar në kategorinë C dhe ato mjete që ndahen nga ministria e sportit, e bëjnë të pamundur zhvillimin e garave si në vend po ashtu edhe jashtë vendit.

Për këtë arsye bordi i federatës së boksit, njëzëri është pajtuar që në ditët në vijim, sidomos çdo javë në të ardhmen, deri me 31 dhjetor të këtij viti, që të angazhohen të gjithë, që të mundohen të gjejnë partnerë sponzorimi për federatën e boksit, kur dihet se edhe ligji për sponsorizim tani e tutje na mundëson që të bëjmë ndonjë marrëveshje me ndonjë kompanie vendore. Synimi ynë është deri në dhjetor të fundvitit të bëjmë së paku dy apo tri marrëveshje me kompani për sponzorimin e federatës së boksit, në të kundërtën ne jemi në krizë të thellë financiare.

Janari duhet të gjej federatën në pozitë me të mirë dhe shpresoj shumë në angazhimin e të gjithë anëtarëve të bordit, në përmbushjen e synimeve të planit për sponsorizim, që është dal nga mbledhja e fundit (Ligjin mbi sponsorizim i liron kompanitë vetëm brenda territorit të Kosovës dhe jo jashtë saj)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat