Aziz Salihu kurrë s’ka guxuar me ia kthye fjalën këtij personalitetit

Boksi

Aziz Salihu kurrë s’ka guxuar me ia kthye fjalën këtij personalitetit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:14
Lah Nimani, Aziz Salihu dhe Xhevdet Peci

Ka qenë personalitet i fortë! Ka qenë shumë i vendosur dhe emër i madh.

Trajneri më i mirë shqiptar, i ndjeri Lah Nimani, që me klubin e boksit Prishtina, pesë herë ka qenë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë, si dhe kishte ndërtuar boksier që fituan medalje olimpike, botërore, evropiane, mesdhetare dhe kampion ish jugosllav.

Aziz Salihu ka qenë boksier i madh dhe nën komandën e Lah Nimanit kur ishte në petkun e reprezentacionit ish jugosllav, por kurrë nuk ka guxuar me ia kthye fjalën.

Jo vetëm ‘Zizi’, por asnjë boksier në atëkohë Lahut nuk ka guxuar t’ia kthejë fjalën, trajner që e gjithë ish Jugosllavia ia kishte frikën, për faktin se ishte trajner i klasit botëror dhe me formulën e tij, solli suksese që asnjë klub shqiptar nuk i ka sikurse Prishtina në boks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat