Këto janë fjalët e shqiptarit pas fitores ndaj Miroslavit

Boksi

Këto janë fjalët e shqiptarit pas fitores ndaj Miroslavit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 18:14
Këto janë fjalët e shqiptarit pas fitores ndaj Miroslavit

Florian Marku i është gëzuar triumfit të radhës në boksin profesionist duke dituar ndaj kundërshtarit çek, Miroslav Serban.

Në sallën ikonike të Londrës, York Hall, në prezencë të shumë tifozëve, 26-vjeçari fitoi me vendim të gjyqtarëve për ta vazhduar rrugëtimin e tij në këtë sport.

Pas fitores, ish-ylli i arteve të përziera marciale (MMA) ka bërë një postim në rrjetet sociale duke i falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan dhe e mbështeten për ta arritur këtë sukses.

“5-0 vazhdojmë. Para së gjithash dua ta falënderoj Zotin për gjithçka. Pastaj vëllanë tim, Kristian Boçi, i cili po më mbështet me gjithë zemër. Kam pasur një kamp të mrekullueshëm stërvitor me ekipin tim, me trajnerin tim këtu në Londër, Josh Burnham, që po vazhdojmë të përmirësohemi”.

“Trajneri më i mirë për fuqi dhe kondicion, David Thibo dhe natyrisht, trajnerin tim, i cili është me mua që nga fillimi dhe do të jetë deri në fund, George Armagos, si edhe sponsorët e mi”.

“Faleminderit të gjithëve nga zemra për përkrahjen tuaj vazhdojmë fuqishëm. Zoti ju ruajt”, është postimi i Markut në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat