Kosova fiton katër medalje në Bosnje - Bota Sot
Kosova fiton katër medalje në Bosnje

Boksi

Kosova fiton katër medalje në Bosnje

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 14:50
Kosova fiton katër medalje në Bosnje

Kosova arriti sukses të madh në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviç – Talija” në boks, që u mbajt në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës. “Dy medalje të arta, dy të argjendta dhe dy kupa. Shpëtim Bajoku u shpall boksieri më i mirë teknik i turneut, kurse Patriot Behrami, boksieri më luftarak.

Në finale Kosova kishte 4 boksierë:  60 kg Besfort Merlaku që pësoi humbje nga boksieri vendor Alen Rahimiq dhe u desh të kënaqet me medalje të argjendtë. 64 kg Shpëtim Bajoku shkëlqeu në ring kundër ndaj kroatit Dominik Gubo, duke treguar teknik të përsosur dhe me shumë goditje precize, fitoi bindshëm 5:0.

Kështu që shpallet fitues dhe fitoi medaljen e artë. 69 kg Patriot Behrami i vendosur dhe i sigurt me goditje te njëpasnjëshme gjatë tre raundeve deklasoi boksierin gjerman Obas Dave Junior dhe fitoi medaljen e artë. 81 kg Besart Pireva boksoi me mençuri dhe tregoi boks të mirë ndaj malazezit Miloan Sekuliq dhe ne fund fitues u shpall fitues Sekuliq.  

Pireva u stolis me medalje të argjendtë. Në këtë turne drejtësinë ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli”, bëhet e ditur mes të tjera nga federata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...