Momenti i tmerrshëm, ja si vdes boksieri para se ta godas shqiptari! - Bota Sot
Momenti i tmerrshëm, ja si vdes boksieri para se ta godas shqiptari!

Boksi

Momenti i tmerrshëm, ja si vdes boksieri para se ta godas shqiptari!

Nga: Kemajl Goca Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:16
Momenti trishtues, vdes boksieri para se ta godas shqiptari!

Edhe një herë i kthehemi ngjarjes trishtuese të të shtunës që ndodhi në Shkodër përkatësisht në palestrën e sportit “Qazim Dervishi”, në turneun e boksit. 

Nuk ishte boksieri bullgar Jezus Velichkov, por Boris Stancov. Stancov siç u vërtetua ishte me dokumentacion fals! 

22-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak në raundin e katërt. 

Parasegjithash, janë momente interesante në ring, ku më së miri shihet se si humb kontrollin bullgarin dhe bie në tokë para se ta godas boksieri shqiptar Ardit Murrja.

Këtë shikojeni  në video nga sekonda e 58-të, se si boksieri bullgar bie në tokë dhe vdes, ndërsa në anën tjetër ishte një trishtim për të gjithë ata që ishin përreth ringut dhe në palestër, e për secilën që kishte dëgjuar për këtë rast. 

Mbi të gjitha, është një sinjal i qartë për të gjithë, se pa një kontroll apo leje speciale të mjeku, nuk duhet lejuar askënd që të ngjitet në ring.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...