Premtimi i madh i Joshuas

Boksi

Premtimi i madh i Joshuas

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 19:13
Premtimi i madh i Joshuas

Boksieri britanik Anthony Joshua është i bindur se gjatë vitit 2020 do të përballet me patriotin e tij Tyson Fury. Joshua e bëri këtë premtim sot gjatë një intervistë për “boxingnews”, pavarësisht se rrezikon shumë në revanshin e 7 dhjetorit ndaj meksikanit Andy Ruiz Jr.

Ndërsa Fury, më 22 shkurt ka planifikuar revanshin me amerikanin Dontay Wilder.

“Mendoj se unë dhe Fury mund të zhvillojmë një duel të madh në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës. Dy boksierët më të mirë britanikë që duelojnë mes tyre. Do të ishte një sfidë e jashtëzakonshme. Jam 100 për qind i sigurt se do ta realizojmë këtë.

“Jemi në të njëjtin Divizion, kemi të njëjtën moshë, dy ish-kampionë bote. Ndaj duhet ta zhvillojmë këtë sfidë”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat