Kjo është serbja e parë që u fut në një Federatë të Republikës së Kosovës, ja sa vota mori nga shqiptarët në vitin 2002!

Boksi

Kjo është serbja e parë që u fut në një Federatë të Republikës së Kosovës, ja sa vota mori nga shqiptarët në vitin 2002!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:55
Katarina Axhanxhiq

Nuk kishte më shumë se tre vite që kishte përfunduar lufta në Kosovë, Federata e Boksit të Kosovës e mbante Kuvendin Zgjedhor në katin e pestë të shtëpisë së Sportit në Prishtinë. Një kuvend me mjaft zhurmë. Gjithsesi se duhet të ishte edhe një minoritet pjesë e federatës sipas rregullores së UNMIK-ut në atëkohë!

Image

Një serbe në Kuvendin zgjedhor të Federatës së Boksit të Kosovës, që pranonte institucionin dhe që i futej garës për anëtare edhe të bordit. Kjo ishte Katarina Axhanxhiq, e deleguar nga klubi i boksit “Vidovdani” nga Graçanica.

Kur u fut në votime, ajo mori vota më shumë se shqiptarët, 23! Interesant apo jo, që besa u bë edhe nënkryetare e Federatës së Republikës së Kosovës. Ishte e habitshme edhe për të në një kuvend që ishin të gjithë shqiptarë, të marrësh aq shumë vota! Serbja e parë që e kishte guximin t’i pranoi institucionin e Republikës së Kosovës, në atëkohë kryetar i ri u zgjodh Ramadan Selimi!

Një histori interesante, që besa Katarina atëkohë goxha dukej e bukur dhe e befasishme për shumëkënd, që ishte në atë kuvend. Në atë kuvend ishte edhe Mehmet Bogujevci,  legjendë e boksit, Latif Demolli, sot gjyqtar ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat