Rrahja e përgjakshme, trajneri i Ivanës përfundon në spital

Boksi

Rrahja e përgjakshme, trajneri i Ivanës përfundon në spital

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:48
Rrahja e përgjakshme, trajneri i Ivanës përfundon në spital

Një nga meçet më të pritura të boksit të femrave këtë vit, ai midis amerikanes Claressa Shields dhe kroates Ivana Habazin, u anulua meqë Habazin u detyrua të tërhiqet pasi trajneri i saj u sulmua në matje zyrtare.

Meçi do të vendoste për kampionen e botës në versionet WBC dhe WBO, por në matje ndodhi një incident i çuditshëm që përfundoi me sulm ndaj trajnerit të Habazinit, Ali Bashir, i cili pësoi gjakderdhje në kokë dhe filloi të rehabilitohet vetëm pas trajtimit mjekësor në spital, ku u dërgua me helikopter.

Trajnerin e sulmoi një njeri i panjohur, i cili e goditi në kokë nga prapa dhe menjëherë iki nga vendi i incidentit.Përndryshe, mediat raportojnë se situata në matje ishte tensionuar meqë trajneri Bashir kishte qenë afër amerikanes Shields, kur ajo hipi në peshore, para matjes zyrtare, vetëm të bindet se mund ta kalojë matjen.

Më pas motrat dhe njerëz të ekipit të Shields reaguan në mënyrë histerike ndaj trajnerit të kroates Habazin dhe aty e tutje kishte vetëm tension dhe ofendime, derisa nuk ndodhi sulmi fizik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat