Khabib: McGregor duhet të rikthehet në kafaz, jo të godasë pleq në lokale

Boksi

Khabib: McGregor duhet të rikthehet në kafaz, jo të godasë pleq në lokale

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 23:28
McGergor

Kampioni i peshës së lehtë Khabib Nurmagomedov ka treguar se kur do të rikthehet në kafaz si dhe i thotë McGergor-it të presë radhën.

“Do të rikthehem në mars ore në prill,” shprehgon ai për RT Sport. “E kam thënë qartë se dua të luftoj në një arenë të madhe dhe e vetmja në Rusi është Gazprom Arena e Shën Petersburgut. Kështu që dua të ndeshem aty.

Nga pikëpamja e një luftëtari, rivaliteti me McGregor është diçka e së kaluarës. Nuk kam asgjë për të vërtetuar, por ai ka. Ka shumë biznesmenë këtu dhe ata do të më këshillojnë të ndeshem me të sepse do të sjellë shumë para.

Tony Ferguson e meriton më shumë. Duhet t’i japim meritat e tij. Donor duhet të rikthehet në kafaz dhe të mos godasë më pleqtë nëpër lokale. Ai është një luftëtar profesionist dhe duhet të rikthehet.

Megjithatë, nëse ai më kërkon falje, atëherë do ta pranoj.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat