Klubi shqiptar Çair e ktheu titullin në Maqedoninë e Veriut

Boksi

Klubi shqiptar Çair e ktheu titullin në Maqedoninë e Veriut

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 13:24
Klubi shqiptar Çair e ktheu titullin në Maqedoninë e Veriut

Klubi i boksit “Çair” me plot meritë ka rikthyer titullin – “Kampion i Maqedonisë” pasi i përfundoi me sukses 6-të xhiro në Ligën e Parë të Maqedonisë dhe përfundimisht ruajti vendin e parë me 65 pikë.

Ky klub kampion ishte edhe në vitin 2017 dhe mund të themi lirisht se ky sukses vjen pas punës së madhe që bëhet në klub si në aspektin organizativ ashtu edhe në stafin teknik, ku ekipi numëron më shumë se 4 trajnerë që secili punon me kategori të ndryshëm.

Stafi teknik në krye me kryetarin Faton Salihu u shprehën të kënaqur me suksesin e arritur dhe premtuar se suksesi i tyre nuk do të mungoj as në kampionatin ballkanik si dhe garat që e presin në vitin 2019.

Cekim se ky klub në radhët e veta ka edhe njërin prej boksierëve më të mirë në Maqedoni, Jasin Lama, i cili nuk po di për humbje në arenën vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat