Demolli para një sfide me gjyqtarë - Bota Sot
Demolli para një sfide me gjyqtarë

Boksi

Demolli para një sfide me gjyqtarë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:54
Demolli para një sfide me gjyqtarë

Federata e boksit e Kosovës përkatësisht Shoqata e gjyqtarëve të boksit me 13.10.2019 në Shtepinë e sporteve në Prishtinë do të mbajë seminarin dhe kollokfiumin për gjyqtarë, si dhe pranimin e 6 gjyqtarëve të rinjë në SH.GJ.K., si dhe seminari për delegate dhe mjek sportive.

Para fillimit të sezonit vjeshtor të garave në boks shoqata e gjyqtarëve mbanë seminarin dhe kollokfiumin (ripërtrirje të diturisë) për gjyqtarë të boksit që të jenë sa më të aftë për gjykimin real dhe drejtimin e meqeve gjatë sezonit vjeshtor.

Ky seminar është me rëndësi për arsye të ndryshimit të disa rregullave teknike në boks dhe ndryshimi i disa vendimeve të gjyqtarëve.

Ligjerues për gjyqtarë do të jenë gjyqtarët me licencë ndërkombëtare AIBA Latif Demolli dhe Rrustem Konjuhi, ndërsa tema kryesore të këtij seminari ishin ”Ndryshimet e disa rregullave në poentim dhe ndryshimi dhe plotësimi i disa rregullave teknike në boks”.

Po ashtu Sylejman Voca, Nadir Shllaku, Fadil Syla si do të informojnë mbi punën e delegatit para fillimit të meqit dhe deri me përfundimin e meqit dhe kompetencat e tyre. ndërsa mjeku Agron Kamberi ligjeron për mjekësin sportive dhe për kontrollimet mjekësore gjatë një viti dhe kontrollimet para meqeve që janë të domosdoshme, dhe kush ka të drejtën të boksoj.Ky seminar do të jetë seminari i dytë për vitin 2019, për gjyqtarë, delegatëve dhe mjekëve sportivë.

Shoqata e gjyqtarëve e Kosovës gjithnjë është në hap me njohjet e ndryshimeve dhe plotsimeve më të reja nga rregullat teknike të AIBA-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat