Ariu Shqiptar vetëm sa ka filluar! Fiton sërish në boks

Boksi

Ariu Shqiptar vetëm sa ka filluar! Fiton sërish në boks

Nga: B.S Më: 13 tetor 2019 Në ora: 19:10
Reshat Mati

Pas një "rikoperimi" të gjatë, dhe një periudhe zhgënjyese të lëndimit, rikthehet 'The Bear Albanian", në një nga nënshkrimet e para të Matchroom në Boksin Profesionist Amerikan. Reshat Mati1 (3-0, 2 KO) kthehet në vendin ku e kan filluar të gjithë boksierët e njohur në SHBA, në Chicago, Illinois,  të shtunën në natën e madhe të Boksit.

'The Bear Albanian", debutoi me 12 tetor në Chicago në ngjarjen e madhe e organizuar nga “Matchroom Boxing”, aty ku boksuan shumë yje të boksit Reshat Mati [debut] vs Adan Ahumada [3-5-2].

Mati, boksoi në kategorinë,Welterweight,ku përball pati meksikanin Adam Ahumada (3-5-2, 2 KO). Ai tregoi potencialin e tjj, ku u dëshmua se është i gatshëm të boksoj në ngjarje të mëdha edhe pse si debutues duke e Nokautuar Ahumadan në raund të tretë me body-shot.

Ai fiton sërisht në boks, madje kësaj radhe bokseri dibran, nga Nju Jorku, ishte në debutimin në boksin profesionit amerikan. "Ariu Shqiptar" - Reshat Mati, pas fitores së mbrëmshme, e ngriti në ringun e "Wintrust Arena" të Chicagos - Illinois, pra para qindra shikuesve, dhe miliona shikuesve të tjerë, që e ndoqën atë nëpërmjet ekranit  në kanalin televizivë Skay Sport, Flamurin shqiptar - Flamurin kuqezi me Shqiponjën me dy krena.

Në ringun e Chicagos, "Fitorja Besohet në Ring", boksieri i talentuar shqiptar në Amerikë, Reshat Mati, i njohur me nofkën  “Ariu Shqiptar”,  hodhi përtokë bokserin meksikan Adan Ahumada në debutimin e tij, profesional, duke e mundur atë 3 me 0 me pikë. 

Mbas kësaj fitore ekspertët e boksit profesionist dhe komentatorët që komentuan Matchroom në SHBA, thanë se 20-vjeçari shqiptar Reshat Mati, ka një të ardhme mjaft premtuese përpara.

Ata thanë se : "Pas një periudhe zhgënjyese të lëndimit, rikthehet 'The Bear Albanian", duke shënuar një vit shfaqje të lojërave në SHBA në DAZN-USA,  episodi ynë i fundit i "Born Fighter" - "Lindur Luftëtar", përmban një nga nënshkrimet tona më të suksesshme në boksin profesionist në SHBA"

Reshat Mati, i tha - Sky Sports dhe Sky Sports Boxing, se :«Unë u gëzova shumë që e fillova këtu në Çikago, boksin profesionist me fitore. Unë jam duke kërkuar - luftuar, me veten time të bëj më të mirën e mundur, dhe ta vendos emrin tim në hartën e boksierve me një të ardhme të shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara. "

Viti 2018 për Reshat Matin ka qenë viti më i suksesshëm. Për 20-vjeçarin që i mungonte titulli “National Golden Gloves” ky triumf iu bë realizues me 2018. Pas këtij triumfi Mati nuk priti shumë dhe bëri hapin e radhës duke kaluar në boksin profesionist. Rruga e tij ishte e hapur dhe konkurruese për Lojrat Olimpike “Tokyo 2020” por shteti i SHBA-së nuk ka dhënë ndonjë garrancion për te dhe ky nuk deshi të humbas kohe dhe vendosi të kaloj në boksin profesionist. Ai nënshkrujati me gjigantin anglez, “Matchroom Boxing” me promoterin e njohur Eddie Hearn.

Dashnor (Danny) Miftari, Kryetari i Shoqatës Atdhetare "Dibra" në Nju Jork, shkruajti në statusin e tij në rrjetin social Facebook, se mbrëmë ka qenë "Nata e Dibranëve" në ningún e boksit Amerikan: "Arjan Iseni fiton titullin kampion në SHBA, në peshën 178 pounds", shkruan ai duke i uruar me këtë rast në emër të mbarë komunitetit dibran dhe Shoqatës Atdhetare "Dibra" , fitoren e tij të madhe dhe suksese në të ardhmen.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat