Boksieri mitrovicas Adrian Maliqi - Raatz fiton me ndërprerje në rundin e tretë ndaj hungarezit Janos Vass

Boksi

Boksieri mitrovicas Adrian Maliqi - Raatz fiton me ndërprerje në rundin e tretë ndaj hungarezit Janos Vass

Nga: F.B Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:18
Adrian Maliqi Raatz

Boksieri shqiptar me prejardhje nga Mitrovica Adrian Maliqi Raatz ka arritur edhe fitoren e 16-të radhazi në boksin profesionist në kategorinë e gjysmë të mesme, pas fitores me ndërprerje në raundin e tretë ndaj boksierit hungarez Janos Vas, ndërkohë që në shtator po me ndërprerje kishte mundur gjermanin Lary Burry.

Ky duel u zhvillua në kuadër natës së luftërave profesioniste që do të zhvillohen në Nurnberg të Gjermanisë, ndërkohë që për tri runde ishte një luftë shumë e fortë dhe goditje nga të dy boksierët, por hungarezi megjithatë nuk qëndroi deri në fund dhe dorëzoi duelin.

Mitrovicasi Adrian Maliqi shihet si boksier me të ardhme dhe tashmë ka 16 fitore radhazi në boksin profesionist dhe është në përpjekje që të futet në garë dhe kombinim për një nga titujt vakant në kategorinë gjysmë të mesme.

Kundërshtari i Maliqit, hungarezi Janos Vass një boksier 33 vjeçar me përvojë të madhe në boksin profesionist, deri më tani kishte zhvilluar 43 duele prej të cilave ka 18 fitore ( ku 16 me nokaut), ka dy duele barazim dhe 23 humbje, prej të cilave 18 me nokaut, ndërsa kjo ishte humbja e 24-të.

Për boksierin mitrovicas Adrian Maliqi ky ishte dueli numër 17, ndërsa fitorja numër 16 në boksin profesionist, prej të cilave 7 fitore nokaut, pesë me ndërprerje dhe ka vetëm një humbje dhe atë në duelin e parë, kur nisi rrugëtimin në boksin profesionist.

Shtabi teknik I boksierit Adrian Maliqin besojnë se kjo fitore do të ia hap rrugën për të sfiduar dhe luftuar për një nga brezat në kategorinë ku ai bokson.

Një tjetër risi është se Maliqi ka dy vite që është duke u stërvitur me legjendën mitrovicase të boksit Sefedin Braha, krahas trajnerit gjerman ku ka nis këtë sport në qytetin e Ausburgut.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat