Rikujtojmë goditjen brutale të Mayweather që e nokautoi Ortizin derisa ky po mundohej të ishte miqësor

Boksi

Rikujtojmë goditjen brutale të Mayweather që e nokautoi Ortizin derisa ky po mundohej të ishte miqësor

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 18:02
Pamje nga ndeshja

Emri i Floyd Mayweatherit do të përmendet përgjithmonë nga bota e boksit.

Amerikani rishkroi librat e historisë përgjatë karrierës së tij, duke regjistruar një bilanc prej 50 fitoreve në 50 meçe.

Mayweather arriti këtë bilanc duke boksuar ndaj kundërshtarëve më të fortë si Canelo Alvarez, Ricky Hatton, Marcos Maidana, Manny Pacquiao dhe Shane Mosley.

Sidoqoftë, në një rast, amerikani kishte nokautuar kundërshtarin me një goditje të ulët dhe brutale.

Victor Ortiz ishte viktima në “MGM Grand” të Las Vegasit, por mënyra se si erdhi nokauti ende shkakton situata kontraverse edhe këtë ditë.

Mayweather u frustrua nga Ortizi, i cili në një moment u mundua ta godiste me kokë në rundin e katërt, me gjyqtarin që ndërhyri duke u munduar të jepte një paralajmërim verbal.

Ortiz pastaj u mundua t’i prekte dorezat në mes të ringut, por Mayweather u përgjigj me një të majtë të shpejt para se të godiste me të djathtën, me kundërshtarin që nuk arriti më të zgjohej në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat