Sulmohet Tyson Fury

Boksi

Sulmohet Tyson Fury

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 11:40
Sulmohet Tyson Fury

Boksieri britanik Tyson Fury është sulmuar nga rivali i tij në WWE, Braun Strowman, gjatë kohës që ishte duke u stërvitur për debutimin e tij në këtë sport.

Ngjarja ka ndodhur në një qendër stërvitore në Orlando, në Florida

Fury ishte duke u stërvitur me stafin e tij në momentin kur është shtyrë në ring nga Strowman, që duket se ka dëmtuar boksierin britanik në kaviljen e këmbës së djathtë. Të gjithë janë befasuar nga dalja në ring e Strowman, që më pas u largua.

Boksieri britanik po mësonte se si të duelonte në këtë sport të ri, kur ka ndodhur përplasja fizike me sportistin e WWE-së (sfida mes tyre do të zhvillohet më 31 tetor).

Nuk dihet ende nëse dëmtimi i Fury është i rëndë dhe nëse do ta ndërlikojë rikthimin e tij në ring.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat