Muharrem Gjocaj së shpejti me një risi

Boksi

Muharrem Gjocaj së shpejti me një risi

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 16:03
Muharrem Gjocaj së shpejti me një risi

Promotori i njohur shqiptar, Muharem Gjocaj, ka paralajmëruar dashamirët e boksit shqiptar dhe atij ndërkombëtar se së shpejti do të del me një lajm bombastik për titull për boksierin e tij, Labinot Xhoxhaj, por më pas edhe për Seid Xhemajlin.

Sipas tij, ky lajm pritet të bëhet zyrtare javën e ardhshme, kur stafi teknik do të mblidhet dhe do ti shqyrtoj ofertat që kanë ardhur nga bashkëpunëtori i ngushtë, Avdyl Salihu nga “ArenaRing BoxPromotion”, i cili është përgjegjës për negociatat me disa Federata evropiane e botërore për të zhvilluar ndeshje për titull, si dhe për gjetjen e kundërshtarit që i përmbush kriteret e federatave përkatëse.

Ky vendim i stafit teknik dhe atij botëror për ti dhanë shans për titull Labinot Xhoxhaj është i drejtë kur dihet se ai ka zhvilluar 13 ndeshje në boksin profesionist ku prej tyre ka po aq fitore, ndërkohë që njejtë qëndron edhe Seid Xhemaili ku prej 8 ndeshjeve ka po aq fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat