Tyson Fury paralajmëron pensionimin – nuk sheh më larg sesa 2020

Boksi

Tyson Fury paralajmëron pensionimin – nuk sheh më larg sesa 2020

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 23:50
Tyson Fury

Ylli britanik i boksit, Tyson Fury, duket se nuk ka plan të qëndrojë shumë gjatë në ringun e boksit.

Fury ka paralajmëruar për një ndeshje lamtumire në vitin 2020, duke insistuar se është bërë kohë e gjatë dhe nuk do të vazhdojë tutje.

Britaniku i cili do të debutojë në WWE gjatë 31 tetorit ka zbuluar edhe kundërshtarët e ardhshëm, gjithmonë sipas dëshirës së tij, pasi asgjë nuk ka të konfirmuar.

“Shpresoj të kem edhe tri duele vitin tjetër. Wilder në shkurt, Ëilder në qershor dhe pastaj një ndeshje lamtumirëse në dhjetor” ka thënë Fury për ‘BBC Sport’.

“Boksi është sport për të rinjt. Nuk dua të jem më gjatë sesa kam nevojë.  Jam 31 vjeç dhe ndihem se janë shumë për sportin. Djemë të rinj po vijnë dhe koha na kap të gjithëve” ka thënë tutje britaniku.

“Kam pesë fëmijë në shtëpi dhe një grua, dhe mendoj se do të ishte mirë të kaloja pak kohë me ta, pas sakrificave që kam bërë gjatë gjithë jetës” shtoi Fury.

Fury do të synojë që të marrë titullin e WBC nga Deontay Wilder, në një revansh kundër amerikanit, pas duelit të parë që u mbyll me barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat