Befason Fury, lë të hapur mundësinë për një duel me Joshuan në WWE

Boksi

Befason Fury, lë të hapur mundësinë për një duel me Joshuan në WWE

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 00:56
Tyson Fury

Tyson Fury nuk ka hedhur poshtë mundësinë që të përballet me Anthony Joshua në WWE.

Fury gjatë javës së kaluar thuajse ka konfirmuar se nuk do të ketë kurrë një duel të tij me Joshua, në ringun e boksit.

Britaniku ka bërë të ditur se viti 2020 do të jetë ai i pensionimit nga boksit, duke përmendur 2 duele me Wilder dhe një të fundit lamtumirës.

Por, Fury nuk ka përjashtuar mundësinë që të përballet me AJ në ringun e Wrestling.

“Kush e di se çfarë sjell e ardhmja?” është përgjigjur Fury, i pyetur për duel me AJ në WWE.

Fury do të ketë një duel në Wrestling gjatë muajit dhjetor, kur do të përballet me Strowman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat