Sulmi ndaj të moshuarit – Dënohet McGregor

Boksi

Sulmi ndaj të moshuarit – Dënohet McGregor

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Conor McGregor ka pranuar dënimin e tij pasi kishte sulmuar fizikisht një të moshuar.

Ish kampioni i UFC, McGregor, ka pranuar dënimin gjatë ditës së sotme, për sulm ndaj një të moshuari, në një lokal nate në Dublin.

Luftëtari i UFC është shpallur fajtor për akuzat e ngritura ndaj tij, dhe sot ka mësuar shumën që duhet të paguajë si dënim.

McGregor do të paguajë rreth 5 mijë dollarë, pas vendimit të gjykatës.

Ngjarja për të cilën ylli irlandez dënohet ka ndodhur gjatë prillit të këtij viti. Asokohe, irlandezi godiste viktimën, duke promovuar brendin e tij të whiskey.

Pamjet e sulmit të McGregor ndaj të moshuarit u bën publike vetëm në muajin gusht. Sot McGregor ka mësuar dënimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat