Canelo Alvarez mposht me "KO" Kovalev dhe i rrëmben titullin kampion - Bota Sot
Canelo Alvarez mposht me "KO" Kovalev dhe i rrëmben titullin kampion

Boksi

Canelo Alvarez mposht me "KO" Kovalev dhe i rrëmben titullin kampion

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 08:57
Saul “Canelo” Alvarez, Sergey Kovalev

Boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez është kampioni i ri i botës në peshën “light heavyweight” (pesha 81kg), pas fitores me “KO” në raundin e 11-të ndaj rusit Sergey Kovalev.

Një përballje e ekuilibruar gjatë gjithë kohës dhe që po shkonte drejt një përfundimit me vendim të gjyqtarëve, por meksikani arriti të përmbushë misionin e tij. Ai bëhet kështu kampion bote në pesë Divizione të ndryshme.

Një duel që në raundet e parë nuk dhuroi shumë spektakël, me boksierët që më së shumti mbroheshin dhe jepnin goditje në trup.

Me kalimin e kohës, Alvarez nis të bëhet më kërkues, duke nisur të dominojë në ring dhe të fitojë raundet, por edhe Kovalev nuk dorëzohet e reagon mirë. Gjithsesi, ky mbeti një duel i hapur deri në momentin qe Canelo vendosi të tregoje aftësitë e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat