Wilder akuzohet se flirtoi me gruan e Mahrez – ylli i Man City i ‘shkatërruar’ - Bota Sot
Wilder akuzohet se flirtoi me gruan e Mahrez – ylli i Man City i ‘shkatërruar’

Boksi

Wilder akuzohet se flirtoi me gruan e Mahrez – ylli i Man City i ‘shkatërruar’

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 11:42
Wilder akuzohet se flirtoi me gruan e Mahrez

Kampioni i WBC në peshat e rënda në boks, Deontay Wilder, thuhet se ka flirtuar me gruan e yllit të Manchester City, Ryiad Mahrez.

Wilder raportohet ta ketë takuar gruan e algjerianit, Rita, në një klub nate të Mançesterit, gjatë muajit gusht.

Mahrez, i cili është shpallur kampion i Premierligës me Manchester City dhe ka fituar Kupën e Afrikës me Algjerinë, ka mbetur i shkatërruar nga ndodhitë e fundit, raporton ‘The Sun’.

Takimi i Wilder me Rita nuk ishte thjeshtë takim, pasi mes dyshes thuhet të ketë pasur ‘lidhje të vërtetë’ – thuhet nga burimet e ‘The Sun’.

“Ata po bisedonin, po qeshnin e po kënaqeshin. Mund të shihej se kishte kimi dhe lidhje reale” ka thënë dëshmitari i gazetës britanike.

Mahrez i takon besimit islam dhe nuk përdor alkool e nuk frekuenton klubet e natës. Lajmet për ‘lidhjen’ e gruas së tij që ka dy fëmijë me të, me kampionin amerikan të WBC në boks, e kanë lënë algjerianin të shkatërruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat