Zeneli debuton kundër serbit

Boksi

Zeneli debuton kundër serbit

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 11:04
Zendeli debuton kundër serbit

Ilir Zeneli, boksieri me prejardhje nga Gjilani por që jeton dhe vepron në Gjermani do të debutoi në boksin profesionist me 23.11.2019, kurse kundërshtar i tij do jetë serbi me përvojë shumëvjeçare, Vanja Dumitrov, i cili deri më tani ka gjashtë ndeshje, po që i njëjti ndeshet edhe në K1, ku përballjet ma të fuqishme e ka pasur me kampionin e madh shqiptar, Shemsi Beqiri për titull bote.

Boksieri na njofton se është maksimalisht i përgatitur për këtë duel dhe se pret fitore. Ai poashtu na zbuloi se ka lidhur marrëveshje profesionale edhe me menaxherin e njohur shqiptar, Avdyl Salihu, nga “ArenaRing Management Promotion” dhe së bashku kanë plane afatgjate deri në realizimin e ëndrrave të tij.

“Dueli me serbin Dumitrov do jetë debutuese për mua në boksin profesionalist. E zgjodhëm këtë kundërshtar pas bisedave që kam pas me menaxherin tim, Avdyl Salihu, me të cilin kam plane në te ardhmen dhe besoj shumë ti realizoj. Jam i motivuar maksimalisht dhe besoi se do të arrij të mposht serbin”, tha Zeneli, i cili ka suksese mjaft të mira edhe në boksin amator.

Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet në qytetin, Ludëigshafen në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat