Xhemaili lufton për titull në Zvicër

Boksi

Xhemaili lufton për titull në Zvicër

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 13:09
Xhemaili lufton për titull në Zvicër

Boksieri nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër, Seid Xhemaili më 14 dhjetor do të luftoj për titull Zvicër në peshën 91 kg, kurse kundërshtar i tij do jetë Benoit Huber.

Menaxheri i tij, Muharrem Gjocaj thotë se boksieri i tij po ndihet mirë dhe se pret suksesin e radhës.

“Boksieri po përgatitet maksimalisht për këtë duel, ndërkohë që për vikend ai ishte edhe në Itali ku zhvilluam disa seanca stërvitore.

Sipas asaj që pashë ai ndihet mirë si fizikisht ashtu edhe psiqikisht, kështu që shpresoj shumë se do të fitoj këtë titull”, deklaroi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Gjocaj.

Ndryshe, ky duel do të zhvillohet në qytetin e Fribourg “Expoe Centre”. Cekim se boksieri shqiptar deri më tani ka zhvilluar 8 ndeshje në boksin profesionist ku prej tyre nuk ka asnjë humbje, kurse kundërshtari i tij ka zhvilluar 7 ndeshje ku prej tyre ka vetëm 1 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat