Bajrami paralajmëron spektakël të MMA-së në Gostivar

Boksi

Bajrami paralajmëron spektakël të MMA-së në Gostivar

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 13:10
Bajrami paralajmëron spektakël të MMA-së në Gostivar

Vetëm edhe 9 ditë na ndajnë nga spektakli i paralajmëruar i MMA-së që do të zhvillohet në Gostivar, kurse ky do jetë aktiviteti i dytë i organizator nga punëtori i palodhur, Valdet Bajrami.

Sipas tij, do të zhvillohen mbi 20 përballje me luftar që vijnë nga Evropa ku edhe ka emra të njohur nga ky sport, poashtu ai ka paralajmëruar se do ketë edhe disa debutantë nga Maqedonia që dëshirojnë të provojnë kualitet e tyre edhe në MMA.

“Ky aktivitet nga fillimi është mbështetur edhe nga Federata botërore WMU dhe të gjitha përballjet do të regjistrohen edhe në faqen e specializuar të MMA-së, Sherdog. Kemi pasur shumë paraqitje por jemi përcaktuar për 20 lufta me luftar nga jashtë, por edhe nga vendi, pra do kemi lufta profesionale dhe gjysmë profesionale me të vetmin qëllimi që të zhvillohet ky sport në Gostivar dhe gjithë Maqedoninë.

Ky event do ketë mbështetjen e plotë edhe nga Federata Botërore WMO ( World MMA Organization ) dhe të gjitha përballjet që do të zhvillohen do të regjistrohen ne faqen më serioze ne Botë – sherdog.com.

Të gjithë ata qe duan të mbështesin ketë Eveniment të parë në Gostivarit të na kontaktoj”, thotë Valdet Bajrami. Ndryshe, ky aktivitet do të zhvillohet në palestrën “Rinia” në Gostivar. Në fund po ju paraqesim luftarët shqiptar që do paraqiten në këtë gallë: Arbin Selmani, Amer Plakic, Isuf Bylyku, Ado Limani, Luigj Nuredini, Aid Salihasi, Altin Lutfiu, Osman Demiri, Ruzhdi Elezi dhe Naim Samiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat