Adrian Maliqi për duelin ndaj serbit të Bosnjës po përgatitet në Kosovë

Boksi

Adrian Maliqi për duelin ndaj serbit të Bosnjës po përgatitet në Kosovë

Nga: F.B. Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 22:51
Adrian Maliqi

Ka ditë që nën përcjelljen e vazhdueshme të prindit të tij Nexhat Maliqi dhe trajnerit të mirënjohur mitrovicas të boksit Sefedin Braha, boksieri mitrovicas Adrian Maliqi Raatz po përgatitet në Kosovë për duelin shumë të vështirë për titullin kampion Interkontinental të Gjermanisë GBA.

Ai përveç që ka shikuar Turneun e njohur ntë Boksit “Adem Jashari” ka zhvilluar edhe stërvitje në disa nga klubet e njohura të vendit tonë, si në Mitrovicë dhe Prishtinë, kjo nuk është hera e parë që Adriani para dueeve me rëndësi vjen , motivohet dhe përgatitet në Kosovë.

Siç dihet boksieri mitrovicas Adrian Maliqi Raatz pas 16 fitoreve radhazi nga 17 duelet e tij në boksin profesionist, do të luftojë për brezin e artë- të titullit kampion Interkontinental të Gjermanisw GBA (German Boxing Association)  me 7 dhjetor.

Mitrovicasi po përgatitet nga trajneri Braha, me qëllim që në duelin që e ka pritur tash sa kohë që të luftojë për ndonjë titull, të dal faqebardhë, andaj kësaj radhe ai ka mundësinë që në rast fitore me serbin nga Bosnja Miodrag Sllavisha të bëhet kampion interkontinental i Gjermanisë.

Adrian Maliqi Raatz është boksier i kategorisë  76,2 kg super mesme dhe ndonëse vetëm 24 vjeçar është marr aktivisht me disa sporte, në periudhën e deritashme, me futboll, gjyqtar futbolli, kikboks dhe tash e disa vite me boksin profesionist.

Të gjithë këtë bagazh në sport ai e ka fal mbështetjes së pa rezervë të familjes së tij dhe konkretisht prindit Nexhat Maliqi, një mitrovicas i lindur në Zhabar të Mitrovicës, që jeton edhe punon tash e disa dekada në Ausburg të Gjermanisë.

Përveç marrjes aktive me sport familja Maliqi dhe konkretisht Nexhati dhe i biri Adriani, njihen nga shumica e klubeve të boksit në vendin tonë pasi kanë ndihmuar pothuajse shumicën e tyre me pajisje të ndryshme përfshirë litarët, dorezat dhe thasët.

Dueli për titullin kampion Interkontinantal të Gjermanisë GBA (German Boxing Association), do të mbahet në kuadër të natës së yjeve të boksit CPI, që do të mbahet me 7 dhjetor në qytetin gjerman Donauworth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat