Ruiz i qetë para revanshit: E di planin e Joshuas për meçin

Boksi

Ruiz i qetë para revanshit: E di planin e Joshuas për meçin

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 15:24
Ruiz i qetë para revanshit: E di planin e Joshuas për meçin

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr më 7 dhjetor do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, në një duel të dytë me britanikun Anthony Joshua.Tituj që i fitoi më 1 qershor, në përballjen e parë që dy boksierët zhvilluan në Nju Jork (Ruiz fitoi me KO teknik në raundin e shtatë).Ruiz, 33 fitore e 1 humbje në karrierë, nga Abu Dhabi, ku do të zhvillohet revanshi, tha: “Do ta sulmoj Joshua që nga raundi i parë.

Do ta vë nën presion dhe do ta hedh sërish në tapet. Këtë herë kam patur më shumë kohë për t’u përgatitur për këtë duel krahasuar me sfidën e parë”.“Unë e di shumë mirë që ai ka një plan për këtë duel, por do t’ia prishim atë.

Po punojmë që të jem gati për çdo situatë dhe t’i kundër përgjigjemi për çdo strategji. Nuk e di nëse do të fitoj me KO apo jo, rëndësi ka fitorja.

Ai synon të qëndrojë larg meje dhe të më grushtojë, por nuk do ta lejoj këtë gjë”, tha Ruiz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat