Luan Krasniqi tregon kush do të fitojë Joshua apo Ruiz

Boksi

Luan Krasniqi tregon kush do të fitojë Joshua apo Ruiz

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 11:53
Luan Krasniqi tregon kush do të fitojë Joshua apo Ruiz

Ish boksieri shqiptar, Luan Krasniqi beson që Anthony Joshua do të dalë triumfues në duelin ndaj Andy Ruizit.Krasniqi në një postim në rrjetet sociale ka thënë se “Anthony Joshua do të largohet nga ringu si fitimtar.

Megjithatë është e rëndësishme që ai të boksoj mençur e ta kontrollojë ndeshjen”.

Ndeshja ndërmjet kampionit të tanishëm të botës në Boks, meksikanit Andy Ruiz Jr kundrejt Anthony Joshua do të mbahet më 7 dhjetor në Ad Diriyah të Arabisë Saudite.

Joshua do të tentojë t’i rimarrë Ruizit titujt e botës në peshat e rënda në WBA, IBF, WBO and IBO, të cilët i humbi në muajin qershor në duel ndaj meksikanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat