Provokon

Boksi

Provokon

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 14:06
Tyson Fury

Ish-kampioni i unifikuar në kategorinë e peshave të rënda, Tyson Fury, ka dhënë parashikimin e tij lidhur me rimeçin ndërmjet Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr që zhvillohet të shtunën (7 dhjetor) në Diriyah të Arabisë Saudite.

Meksikano-amerikani ia rrëmbeu titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda (WBA, WBO dhe IBF) britanikut në duelin e 1 qershorit, ndërsa në rimeçin mes tyre janë sërish në lojë këta tituj.

“Andy Ruiz është një njeri i plotë, i cili vjen në shprehje brenda tri javësh, ha çdo petull e biskotë në Kaliforni dhe pastaj del në ring me një njeri, i cili ka zhvilluar 12 javë stërvitje në një kamp me secilin shkencëtar sportiv në Mbretërinë e Bashkuar”.

“Por trashalluqi i vogël del dhe e rrëzon brenda shtatë raundesh… Pres që të ndodhë diçka e përafërt me meçin e parë”.

“E di që të dy kanë humbur pakës peshë, kanë pasur më shumë kohë për t’u përgatitur, i kanë ndryshuar disa gjëra në ekipet e tyre stërvitore dhe kjo është e tëra”.

“Do të kenë qasje ndryshe dhe do të përpiqen të bëjnë lojë tjetër, mirëpo Mike Tyson ka thënë: ‘Të gjithë kanë një plan të shkëlqyer derisa goditen në fytyrë”, është shprehur Fury për True Geordie Podcast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat