Joshua bën postimin interesant në prag të meçit të nesërm

Boksi

Joshua bën postimin interesant në prag të meçit të nesërm

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 22:33
Antony Joshua

Boksieri britanik Antony Joshua ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Facebook, para përballjes së nesërme ndaj Andy Ruiz.

Para pak orëve të dy boksierët kryen matjet zyrtare para ndeshjes.

Joshua kishte rënë në peshë me 107 kg, ndërsa Ruiz vetëm sa ka shtuar, plot 128 kilogramë.

Pas matjeve, Joshua në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar: “S’ka frikë në zemrën time, s’ka frikë në sytë e mi, s’ka frikë në mendjen time”, ka shkruar Joshua.

Kujtojmë që Joshua dhe Ruiz do të masin forcat për herë të dytë nesër diku rreth orës 21:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat