Një e papritur mund të ngjan mes Joshuas dhe Ruizit

Boksi

Një e papritur mund të ngjan mes Joshuas dhe Ruizit

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:52
Një e papritur mund të ngjan mes Joshuas dhe Ruizit

Përballja e dytë në mes të Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit mund të anulohet shkaku i një stuhie që po mbizotëron në Arabinë Saudite.

Sipas Mirror, një shi i rrëmbyeshëm është duke rënë Arabinë Saudite dhe kjo mund të ndikojë që rimeçi në mes britanikut dhe meksikano-amerikanit të shtyhet. 

Shiu nuk mund të ndikojë në pjesën ku do të zhvillohet përballja, por ajo mund të ndikojë në pjesën e ulëseve VIP, që janë kryesore në këtë takim.

Shumë emra të mëdhenj nga sporti dhe jo vetëm do të jenë të pranishëm në këtë përballje të vitit, pasi në pyetje janë tre titujt e kampionit të botës, WBA, WBO dhe IBF, në peshat e rënda. Takimi është paraparë të fillojë në ora 18:30 sipas kohës tonë lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat