Wladimir Klitschko ka përgëzuar Anthony Joshuan pas fitores kundër Andy Ruiz Jr. Joshua është kampion i ri i botës, duke mposhtur me vendim unanim Ruiz Jr.
Ish kampioni i botës për shumë vite, Wladimir Klitschko, i ka uruar fitoren Joshuas.
“Anthony Joshua, ky djalë, vazhdoni të punoni”, ka shkruar Klitschko.
Klitschko kishte humbur titullin e botës pikërisht gjatë një lufte kundër Joshuas.