Këta janë pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas - Bota Sot
Këta janë pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas

Boksi

Këta janë pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:20
Këta janë pesë kundërshtarët e mundshëm të Joshuas

Mediumi i njohur britanik The Sun ka publikuar një listë me pesë kundërshtarët e ardhshëm të mundshëm të Anthony Joshuas pas fitores ndaj Andy Ruiz Jr.

Britaniku ishte kampion i unifikuar i peshave të rënda në kategoritë: WBA, WBO, IBF dhe IBO, por u mposht në qershor nga Andy Ruiz dhe humbi titujt.

Megjithatë, Joshua ka arritur t’i kthej titujt dje (e shtunë) në revanshin e zhvilluar në Diriyah Arena të Arabisë Suadite.

Pas fitores, meksikano-amerikani Ruiz kërkoi revanshin ndaj Joshuas, ndërsa ithtarët e boksit duan një super-meç ndaj Deontay Wilder ose Fyson Furyt.

Mediumi i njohur The Sun ka përpiluar një listë me pesë kundërshtarët e mundshëm të britanikut: Deontay Wilder, Tyson Fury, Andy Ruiz Jr, Kubrat Pulev, Oleksandr Usyk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat