Bajoku me synime të mëdha, kërkon edhe Olimpiadën

Boksi

Bajoku me synime të mëdha, kërkon edhe Olimpiadën

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 19:16
Bajoku

Kosova ka disa boksierë të mirë dhe që premtojnë rezultate të mira në rrafshin ndërkombëtar. Në disa klube punohet me përkushtim dhe në kërkim të rritjes së nivelit, sidomos që të kenë ndonjë boksier të mirë për garat evropiane. Federata e Boksit e Kosovës angazhohet me mish e më shpirt që të paktën me ndonjë boksier të marrin pjesë në Lojërat Olimpike – Tokyo 2020”.

Image

Ndër klubet që po befason për të mirë si me organizim po ashtu edhe me boksierë të mirë është Gollaku.

Është klub i ri por shembull për të tjerët, ku punon me përkushtim ish boksieri Besim Brahimi, aktualisht trajner. Trajner që ka zbuluar disa boksier premtues, si Shpejtim Bajoku, Patriot Behrami, boksierja Donjeta Sadiku etj. Qëllimi i këtij klubi është që të zbulojë e formojë sa më shumë boksier dhe të arrijnë suksese të mëdha jo vetën në nivelin vendorë.  Shpejtim Bajoku është dalluar në turneun e madh ndërkombëtar “Adem Jashari”, që u mbajt në Prishtinë gjatë nëntorit që e lamë pas. Bajoku tregoi nivel në kategorinë 64 kg dhe si rrjedhojë e kësaj edhe u shpall boksieri më i mirë.  Epiteti i boksierit më të mirë e ka motivuar edhe shumë me pretendime për të arritur edhe më shumë, sidomos synon Olimpiadën. Djaloshi tregon se si u rrek sportit të shkathtësive bujare. “

Vëllau im e ka filluar i pari, tani kam pas dëshirë me filluar edhe unë dhe edhe ndodhi”, tha Bajoku. KBO Gollaku ka disa veçori në krahasim me klubet tjera në vendin, për faktin se ka sallën e vet.

“Kushtet në sallën e boksit janë të mira por nuk kemi mbështetje hiq financiarisht”, ankohet boksieri, ku e ka fjalën për mbështetjen nga ana e institucioneve shtetërore. Çfarë ju motivon më shumë? “Ajo që me motivon me shumë, padyshim është vullneti që kemi me ushtruar në boks. Me pëlqen boksi dhe kjo është një nga arsyet që me motivon, por shpresojmë që do të bëhet mirë”, përgjigjet ai.

Kosova në vitet e 70-ta e të 80-ta ka pasur emra të mëdhenj të boksit, duke filluar nga Mehmet Bogujevci, Aziz Salihu, Xhevdet Peci, Nazif Gashi, Bajram Hashani, Afrim Majanci, Fatmir Makolli, Muharrem Gjocaj, Nysret Rexhepi, Sami Buzolli, Zahir Shabani, Abedin Lika, Sahit e Skënder Hajdini, Beqir Berisha etj.  Në vitet e pasluftës boksi kishte një rritje por me kalimin e viteve bie në një krizë, më së shumti për shkak të krizës financiare që po kalojnë shumica e klubeve. Megjithatë, përderisa shumë klube janë në krizë Gollaku qëndron më mirë dhe është prej klubeve që nëse vazhdon me këtë ritëm puna, do të avancojnë shumë sidomos në cilësi. A e keni pritur se do te fitoni në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku ishte çelësi i këtij suksesi?

“Suksesi normalisht se vjen pas një pune të madhe. Kemi bërë shumë përgatitje të forta për at meç dhe që rezultoj me suksese”, tha Bajoku. Si çdo sportist që ëndërron Olimpiadën edhe Bajoku e ka një synim të tillë dhe beson e shpreson se do të arrijë, për çka edhe është duke punuar me intensitet të shtuar. “Synimet e mija janë olimpiada. Besoj e shpresoj se do të marr pjesë, ky është objektivi im”, ka thënë Bajoku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat