Joshua e konfirmon se kur do të ngjitet sërish në ring

Boksi

Joshua e konfirmon se kur do të ngjitet sërish në ring

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 22:59
Anthony Joshua

Anthony Joshua ka konfirmuar se do të ngjitet përsëri në ring në mars për të mbrojtur titujt e tij në kategorinë e rëndë.

Britaniku u bë për herë të dytë kampion bote, pasi u hakmor ndaj Andy Ruiz Jr të shtunën gjashtë muaj pas humbjes së tij shokuese.

Joshua fitoi mbrëmë rimeçin ndaj Ruiz me vendim të gjyqtarëve.

Boksieri 30-vjeçar ka gjasa të luftojë kundër ukrainasit, Oleksandr Usyk ose bullgarit, Kubrat Pulev.

“Puna fillon sërish sepse në muajin mars do të mbroj këta tituj sërish. Tashmë veç jam i fokusuar në meçin tim të radhës”, ka thënë Joshua për Sky Sports.

Meçi i radhës i Joshuas në mars do të zhvillohej vetëm një muaj pas rimeçit të shumëpritur, Fury – Wilder.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat