A është e mundur Aziz Salihu pa, e Mehmet Bogujevci me...

Boksi

A është e mundur Aziz Salihu pa, e Mehmet Bogujevci me...

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 17:22
A është mundur, Aziz Salihu pa e Mehmet Bogujevci me...

Kush po thotë që nuk janë miq legjendat e boksit, nënkampioni i botës në vitin 1978 Mehmet Bogujevci dhe Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984. 

Edhe një herë shihen së bashku apo afër njëri – tjetrit Bogujevci e Salihu, më së miri e dëshmon fotografia që u bë me rastin e ceremonisë së Komitetit Olimpik të Kosovës, institucion që kremtoi pesëvjetorin nga pranimi në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

A është mundur që ‘Zizi’ pa kravatë e Mehmeti me kravatë!

Salihu asnjëherë nuk është merakli i kravatës sepse i pëlqen gardëroba paksa sportive e paska të duket më ‘kuller’, ndërsa Bogujevci është merakli i kravatës sepse edhe pozita që ka si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, ia do rendin e kravatës e deshi apo nuk e deshi. 

Si njëri dhe si tjetri duken shumë të pashëm, sepse goxha ishin rregulluar për këtë ceremoni festive dhe që shumëkënd e lanë pa fjalë, për nga modestia. Krejt në fund, gjatësia e Salihut dallon për nga këmbët që i ka më të gjata sepse për nga trupi pothuajse janë një format!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat