Florian Marku mund Nathan Bendonin

Boksi

Florian Marku mund Nathan Bendonin

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 00:10
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Boksieri shqiptar, 27-vjeçari nga Lushnja, Florian Marku, e ka vazhduar shkëlqimin në boksin profesionist.

Marku sonte ka fituar ndaj britanikut Nathan Bendon, në meçin që u zhvillua në Mançester në kuadër të turneut “Ultimate Boxxer 6”.

Në dy rundet e para të dy boksierët më shumë testuan njëri tjetrin dhe lirisht mund të thuhet se Bendon kishte iniciativën, duke tentuar të kontrollojë Markun me kroshe të majtë dhe duke pritur rast për sulm me të djathtën.

Në anën tjetër, tek Marku I cili është majtak, vërehej se ishte I detyruar që disa herë të ndryshojë qëndrimin, madje për një kohë edhe të luftojë si djathtak.

Në rundin e katërt Marku pati disa goditje të suksesshme, mirëpo, nuk ishte në gjendje të sulmojë në vazhdimësi për shkak se gjendej në klinç të kundërshtarit, I cili mbrohej edhe këtë mënyrë, raporton Insporti.

Përgatitja e mirë fizike e Markut për këtë meç vërehej edhe për faktin se në rundin e pestë dhe të parafundit ishte në sulm të vazhdueshëm në ofensivë.

---

Boksieri shqiptar Florian Marku do të ndeshet sonte kundër Nathan Bendon në Manchester.

Ndeshjet në kuadër të ‘Ultimate Boxxer 6 : Heavyëeights’ kanë filluar nga ora 21:00, kurse pas disa minutash pritet të ndeshet Florian Marku.

Marku i ka 5 fitore dhe asnjë humbje kurse Bendon i ka tri fitore dhe një barazim.

KLIKO KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat