E akuzojnë se është paguar për të humbur ndaj McGregor, vjen reagimi i “Cowboy” Cerrone

Boksi

E akuzojnë se është paguar për të humbur ndaj McGregor, vjen reagimi i “Cowboy” Cerrone

Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 22:19
Donald Cowboy Cerrone

Donald Cowboy Cerrone-s i kanë thënë shumë gjëra në karrierën e tij, por asnjëherë nuk është cilësuar një hileqar apo një person i korruptuar.

Në prag të ndeshjes së tij ndaj Conor McGregor në UFC 246 që do të zhvillohet më 18 janar, zëra në fushën e MMA thonë se ai është paguar për të humbur ndaj irlandezit.

“Asnjëherë në botë, unë nuk i bëj këto gjëra,” shprehet Cerrone për MMA Fighting.

“Këto janë broçkulla që qarkullojnë. Nuk do të pranoja ta bëja atë gjë për të gjitha paratë e kësaj bote. Nuk do ta shihja dot veten time në pasqyrë, kështu që rrini të qetë.

Më mirë do të ndeshesha falas sesa të merrja para për të humbur. Do të bëj çmos për të fituar, si gjithmonë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat