Joshua: Është e vështirë të fitosh titujt kampionë bote

Boksi

Joshua: Është e vështirë të fitosh titujt kampionë bote

Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 13:17
Joshua: Është e vështirë të fitosh titujt kampionë bote

Anthony Joshua ishte i bindur se do ta fitonte revanshin me Andy Ruiz, duel që u zhvillua më 7 dhjetor në Abu Dhabi.

Në një deklaratë për “Sky Sports”, boksieri britanik, 23 fitore e 1 humbje në karrierë, u shpreh se ai nuk do t’i lërë më titujt kampionë bote.

“Është e vështirë të fitosh titujt kampionë bote, por t’i mbrosh ato është edhe më e vështirë. Nëse do të më duhet të nxjerr vakant një titull jam i bindur se do ta rifitoj atë”, tha Joshua.

Britaniku e bëri këtë deklaratë pas zërave se duhet të zgjedhë një mes Usyk (i mandatuar nga WBO) dhe Pulev (i mandatuar nga IBF) për duelin e radhës.

“I humba titujt ndaj Ruiz në qershor, por e dija që do t’i rimerrja ato dhe ia dola mbanë. Nëse do të më duhet të lë një nga titujt kampionë në të ardhmen, do ta rimarr atë”, tha Joshua.

Ai pranoi se është duke negociuar për sa i përket të ardhmes, për të mbajtur titujt kampionë bote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat