Edie Hearn konfirmon super meçin për muajin prill

Boksi

Edie Hearn konfirmon super meçin për muajin prill

Më: 31 dhjetor 2019 Në ora: 21:29
Diilian Whyte

Diilian Whyte do të luftoj me Alexander Povetkin ose Andy Ruiz gjatë muajit prill.

Sipas promotorit Edie Hearn, Whyte do të përballet gjatë muajit prill në Mbretërinë e Bashkuar.

“Po kërkojmë  të luftojmë në prill, ndoshta në Mbretërinë e Bashkuar. Përsëri, gjithçka varet nga lufta tjetër e Joshua-s, dhe Usyk-Chisora”, ka thënë Hearn.

“Më pëlqen lufta e Povetkin për Dillian Whyte, mendoj se është një luftë absolute. Por, në fund të fundit, të gjitha këto luftime për Dillian janë të mëdha, por ne duhet ta marrim një luftë për titull botëror”.

“Ne kemi për të parë se ku jemi me WBC. Ne nuk jemi të detyrueshëm deri në vitin 2021, që siç e dini, nuk jam dakord”.

“Mënyra më e keqe për Dillian është ajo ndeshje e Fury dhe Wilder në shkurt, me fituesin do të ndeshet në muajin tetor“. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat