Zero cent në konto të një federate në Kosovë, një problem i ri

Boksi

Zero cent në konto të një federate në Kosovë, një problem i ri

Nga: K. Goca Më: 4 janar 2020 Në ora: 17:20
Latif Demolli

Zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, shpreh një shqetësim të madh që po ballafaqohet boksi i Kosovës. 

“Një problem i ri për boksierët e Kosovës për Kualifikime për Tokio 2020 në Londër, është i shtrenjtë dhe aplikimet janë shumë të ndërlikuara.

Kostoja e pjesëmarrjes për një boksier është mbi 3000.00 euro dhe për skuadra tonë për pjesëmarrje në kampe ndërkombëtare dhe përgatitje duhet të ndajmë rreth 15000.00 euro, duke pasur parasysh se llogaria e FBOXK është 00.00 euro.

Gjithashtu klubet nuk janë në gjendje asgjë më të mirë, ne besojmë se në Londër do të shoh vetëm ata që janë në gjendje të paguajnë kostot e tyre.

Por shpresojmë dhe besojmë se Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), Ministria e Sportit ( MKRS) dhe ndonjë donator do të ndihmojë dhe përkrah boksierët tanë, që të garojnë me 14-24 mars në Londër për të arritur normën Olimpike dhe të jenë pjesëmarrës në LO Tokio 2020!”, shkruan Demolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat