Boksieri poston foton e frikshme para meçit - Bota Sot
Boksieri poston foton e frikshme para meçit

Boksi

Boksieri poston foton e frikshme para meçit

Më: 9 janar 2020 Në ora: 19:28
Boksieri poston foton e frikshme para meçit

Boksieri britanik Tyson Fury, në prag të duelit të 22 shkurtit, ku do të duelojë për titullin kampion bote të peshës së rëndë ndaj amerikanit Deontay Wilder, ka postuar një foto që ka befasuar të gjithë.

Fury, ish-kampion bote, ka postuar një foto të vetes së tij kur ai ishte mbipeshë.

Vetë britaniku tregon se në atë foto ishte 180 kg, të shoqëruar edhe me një koment. “Kur dikush të thotë se ti nuk mund të bësh dot asgjë, atëherë shihni këtë foto dhe do të kuptoni se gjithcka është e mundur. Ky jam unë kur peshoja 180kg”, shkruan Fury.

Kjo foto është bërë në kohën kur boksieri 31-vjecar nuk duelonte dhe kaloi në depresion, duke humbur edhe titujt kampionë bote. Më pas, britaniku u rikthye në ring dhe humbi peshën e tepërt, duke u rikthyer në kohërat e dikurshme.

Tashmë ai ka sërish shansin të bëhet kampion bote në peshën e rëndë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat