IBF ultimatum Joshuas

Boksi

IBF ultimatum Joshuas

Më: 10 janar 2020 Në ora: 22:49
Anthony Joshua

Boksierët Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev kanë afat deri më 31 janar për të negociuar për duelin e mundshëm mes tyre, sfidë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e rëndë. Negociata që kanë të bëjnë me datën dhe përqindjen e fitimit. Pulev është i mandatuar nga IBF për të dueluar për titullin kampion në këtë kategori.

Problem për Joshua është se edhe ukrainasi Oleksandr Usyk është i mandatuar për të dueluar për titullin kampion bote, këtë herë të kategorisë WBO.

Gjithsesi, kjo e fundit ende nuk ka dhënë një ultimatum, cka lë të mendosh se Joshua do të mbrojë titujt llimisht ndabullgarit Pulev e më pas, në rast se ton, ndaj Usyk.

“Negociatat mes Joshua dhe Pulev do të mbyllen më 31 janar. Ky është afati i vendosur. Ne dëshirojmë që palët të gjejnë një zgjidhje, në të kundërt do të vendosim ne për këtë sdë, duke marrë masa”, thanë drejtuesit e IBF-së.

Ndërsa Usyk pritet të duelojë më 28 mars ndaj Dereck Chisora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat