Ngjan edhe kjo, kampioni tenton të joshë një vajzë të mitur

Boksi

Ngjan edhe kjo, kampioni tenton të joshë një vajzë të mitur

Më: 11 janar 2020 Në ora: 15:14
Ngjan edhe kjo, kampioni tenton të joshë një vajzë të mitur

Boksierët e famshëm shpesh janë “viktima” të skandaleve dhe zhvillimeve jashtë ringut dhe duket se sfiduesi i Manny Pacquiaos për titull bote në WBA, Adrien Broner, nuk është përjashtim në këtë rregull të pashkruar, raporton Insporti.

Sipas medieve ndërkombëtare Broner mund të dënohet me burgim efektiv për shkak të komunikimit, me reperen e famshme Bhad Bhabie, e cila ëhstë e mitur.

E lindur si Danielle Bregoli, Bhad Bhabie, edhe pse bën rep për “bushtra”, seks, para dhe gjëra të ngjashme, i ka vetëm 16 vjet.

Broner, 30 vjeçar kishte komunikuar me këtë repere në rrjete sociale dhe kishte tentuar ta joshë atë, kurse  tashmë është në pikë të hallit, pasi ajo publikoi mesazhin e tij në Instagram dhe kaq mjaftoi që mediat të merren me këtë rast.

Gjërat kanë shkuar aq larg sa që tashmë spekulohet edhe nëse me këtë rast duhet të merren organet e drejtësisë.

Rones ka deklaruar se fjala është për një “gabim” sepse nuk e ka ditur se vjet i ka reperja në fjalë dhe ka thënë se “askush nuk dëshiron që të dalë me një fëmijë”.

Mirëpo, ai edhe më herët ka pasur probleme me ligjin dhe një herë është dashur të paguajë 700 mijë dollarë dëmshpërblim pas një padie nga një femër, emri i së cilës nuk është bërë publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat