Boksieri Cufaj dënohet me 17 vite burg, transportonte drogë në vlerë 170 milionë dollarë

Boksi

Boksieri Cufaj dënohet me 17 vite burg, transportonte drogë në vlerë 170 milionë dollarë

Më: 21 janar 2020 Në ora: 18:16
David Cufaj

David Cufaj është arrestuar nga autoritetet policore të Perusë. Cufaj është arrestuar për shkak të lidhjes së tij me bandat që trafikojnë drogë.

Cufaj është kapur në ‘flagrancë’ nga policia e Perusë, pasi me vete mbante një sasi të madhe droge, që kap vlerën e 170 milionë dollarëve.

Droga ishte e paketuar mirë dhe si destinacion kishte Belgjikën, por që nuk mbërriti kurrë. Pasi u arrestua nga policia, Cufaj është dënuar me 17 vite burg.

David Cufaj është shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës.

Boksieri 27-vjeçar karrierës si boksier i dha fund para pak vitesh, për të kaluar në Holandë, dhe më pas në Peru.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat