Shahet në emër të Gashit! Emri i madh i boksit, Nazif Gashi reagon ashpër: Nuk jam unë, ai profil është i rrejshëm! - Bota Sot
Shahet në emër të Gashit! Emri i madh i boksit, Nazif Gashi reagon ashpër: Nuk jam unë, ai profil është i rrejshëm!

Boksi

Shahet në emër të Gashit! Emri i madh i boksit, Nazif Gashi reagon ashpër: Nuk jam unë, ai profil është i rrejshëm!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 janar 2020 Në ora: 13:56
Nazif Gashi

Nazif Gashi, ish boksier i gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina (në vitet e 70-ta e të 80-ta), klub që pesë herë ka qenë kampion dhe gjashtë herë nënkampion i ish Jugosllavisë, është i shqetësuar tejmase, për faktin se në emër të tij, dikush e ka hapur një llogari në rrjetin e social të facebookut dhe ka komentuar, duke ofenduar gjyqtarët e boksit të Kosovës.

Ky marifet i zi e ka shqetësuar shumë emrin e madh të boksit, duke kërkuar që edhe nga Federata e Boksit të Kosovës,  që të hulumtojë e të zbulojë se kush është ai person që ka hapur llogari në emër të tij apo gjithsecili që ka ndonjë informacion të lajmërohet.

“Nuk e kam besuar që dikush del edhe në emër timin bën kësi deklarata.

Image

Më së pari nuk janë deklarata të vërteta dhe të sakta, sepse si referët si federatën janë duke bërë një punë të mirë. Për deklarata ofenduese kurrë në jetë nuk i kam bë dhe as që ka nevojë.

Kisha pas dëshirë me njoftuar opinionin sportiv e të gjerë, sidomos të boksit, se kjo deklaratë nuk është e vërtet por u paraqit dikush me profil, në emër tim, apo i kam dhënë not ndonjë referi, se kurrë nuk merrem me kësi gjëra.

Image

Nuk kam llogari të facebookut dhe as merrem me rrjete sociale sepse nuk kam nevojë, ashtu krejt populli dhe Kosova e din se kush është Nazif Gashi.

E kam dhënë një kontribut modest në sportin e Kosovës, jam tërheq dhe jam njeri familjar dhe nuk merret me këto gjëra”, thotë Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Në emër të tij janë ofenduar gjyqtarët, si Rrustem Konjuhi, Agim Tahiraj etj.

Image

“Unë kërkoj nga Federata e Boksit që të zbulojë personin që e ka hapur këtë profil dhe ka bërë shkrime në emër timin, është mirë që ta merr dënimin e merituar qoftë në institucionin e boksit apo të sportit, i cili nuk e meriton me qenë aktiv. Ju kërkoj falje të gjithë atyre personave që janë përmendur në këtë shkrim dhe nuk jam ai që i kam ofenduar ata njerëz, është profil i rrejshëm dhe të gjitha këto të dhëna nuk janë të vërteta”, përfundoi Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat