Joshua zbulon gënjeshtrën e madhe të Fury – tregon edhe kë do të përkrahë në revanshin Fury-Wilder - Bota Sot
Joshua zbulon gënjeshtrën e madhe të Fury – tregon edhe kë do të përkrahë në revanshin Fury-Wilder

Boksi

Joshua zbulon gënjeshtrën e madhe të Fury – tregon edhe kë do të përkrahë në revanshin Fury-Wilder

Më: 24 janar 2020 Në ora: 17:23
Joshua dhe Fury

Anthony Joshua nuk është i kënaqur aspak me deklaratat dhe veprimet e Tyson Fury, por akoma dëshiron që ai të jetë fitues në revanshin me Deontay Wilder.

Ylli britanik i boksit, Joshua, ka dhënë disa komente interesante për rivalin Tyson Fury, të cilit edhe i ka zbuluar një gënjeshtër.

Joshua ka treguar për bastet e Fury, si dhe për gënjeshtrën e tij lidhur me Conor McGregor.

“Ai vuri bast në Charles Martin për të më mposhtur, vuri bast për Joseph Parker. Janë gjëra që bën Fury. Ai tha se ka folur në telefon me McGregor dhe kjo është gënjeshtër” ka thënë Joshua për ‘Sky Sports’.

“Unë përkrahi Furyn në revanshin, sepse imagjino nëse fëmijët e Britanisë së Madhe kanë mundësi të shohin luftën për unifikimin e titujve, në dyert e shtëpisë. Dua të jem në Britani” ka shtuar AJ.

Para duelit të mundshëm me fituesin e Fury – Wilder, Joshua me shumë gjasë do të përballet me Kubrat Pulev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat